Blogerja dhe vlogerja Sara Karaj ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë mbrëmjen e 26 tetorit.
Sara dhe partneri i saj Dart mirëpritën në jetën e tyre gëzimin e tyre të parë i cili është djalë.
Faleminderit qe na zgjodhe ne, dashuria jone me shikim te pare! ? #babymalaj
“Faleminderit që na zgjodhe ne, dashuria jonë me shikim të parë”; ka shkruar mami e re përbri fotos të së porsalindurit, për të cilin prindërit ende nuk e kanë zgjedhur një emër.
Ndërsa këtë mëngjes, i pari agim që e ka gjetur Sarën me statusin e mamit, blogerja ka falenderuar ndjekësit për të gjitha urimet, nëpërmjet një postitmi.
Më herët çifti ka treguar se lajmin e shtatzënisë e kanë mësuar gjatë muajit mars kur e gjithë Shqipëria ishte në karantinë.



















