Në 21 Tetor ylli i Keeping Up With The Kardashians festoi 40 vjetorin e saj. Familja e famshme njihet për festat ekstravagante dhe të kuruara deri në detaj. Por, këtë herë, mesa duket kanë prekur një pikë të ndjeshme pasi Kim ka mbetur pa fjalë , “Gjithcka mund të them është WOW,” shprehet ajo në një postim me disa nga momentet më të vecanta të jetës së saj të rikrijuara. Familja e Kim ,kishin planifikuar nje ditëlindje unike duke i rikujtuar asaj disa nga festimet më epike. Një udhëtim drejt kujtimeve.
Ajo hyn në festë duke menduar se është në setin fotografik për KUWTK, por shoqëria dhe familja e surprizojnë!
Kourtney, Khloe, Kendall dhe Kylie rikrijojnë një kërcim femijërie që Kim bente kur ishte e vogël.
Motrat pozojnë me makinën ekzakte që Kim ka marrë dhuratë në një nga ditëlindjet e adoleshencës së saj.
Kim kujton ditëlindjet e kaluara të festuara në klubin e natës Tao me shoqërinë dhe bashkëshortin Kanye West.
Per eventin, Kim veshi fustanin perfekt , bust në ngjyre floriri me shkëlqim.
Bukuroshja fryn qirinjtë e tortës së ditëlindjes së saj të 16-të.
Ajo hipën në vendin e shoferit ,të makinës së saj të parë
Kim, Khloe dhe Kourtney rikrijojnë tabelat tipike të ditëlindjes , nga Tao.
Kendall dhe Kourtney pozojnë veshur me body, pas performancës së tyre.
Gjate gjithë kohës në sfond luheshin kaseta të vjetra , të filmuara nga babai i familjes Kardashian , për të cilat Kim flet gjithmonë dhe tregon nostalgji.



















