KreuCelebrity

Historike !! Faqja zyrtare e World of Dance, falenderime kërcimtarëve shqiptarë!

Të sjellësh një buzëqeshje në fytyrat e njerëzve në momente si këto, kur pandemia po rikthehet me një hov të ri duke sfiduar sërish realitetin që njohim, është një nismë e veshtirë, por e lavdërueshme. Të tillë janë dhe spektaklet e Andi Murra, të pershendetura edhe nga vetë kompania gjigande e kërcimit, modës, muzikës dhe argëtimit, World of Dance, e cila përmes një postimi në faqen e saj në Instagram, përcjell një vlerësim te sajin shumë të lartë.

 

 

Thankful for great partners like @andimurra_ to continue producing amazing shows during these hard times. @worldofdance.albania #worldofdance

A post shared by World of Dance (@worldofdance) on

“Faleminderit partnerëve  të jashtëzakonshëm si Andi Murra që vazhdojnë të prodhojnë show mahnitës gjatë këtyre kohërave të vështira”, thuhet në postim. Në këtë mënyrë World of Dance falenderon drejtorin ekzekutiv Murra dhe të gjithë kërcimtarët shqiptarë qe kane arritur nje nivel te larte ne fushen e dansit modern , duke e renditur Shqipërinë ne nivele te larta te këtij kërcimi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF