Dy ditë më parë Arbana Osmani solli në jetë djalin e saj të dytë, frut i dashurisë me partnerin Eduart Grishaj. Dyshja menduan një emër shqiptar për të birin, i cili u quajt Diell.
Sapo ka marrë pak veten nga lindja, Arbana ka ndarë në instagramin e saj dhuratat ( pjesa më e madhe e të cilave ishin lule) nga miqtë e saj më të mirë.
Sigurisht që Xhemi Shehu si mikesha e ngushtë e mamit të Diellit, ka menduar dy dhurata; një për Arbanën dhe një për të voglin. Një byrzylyk prej ari me formën e Diellit të dizajnuar në aksesor do të jetë një kujtim i bukur për moderatoren e ‘Dua të të bëj të lumtut’ nga mikja e saj Xhemi. Sakaq shoqja e mamit i ka blerë të porsalindurit një shok të ri, emri i të cilit është Luka.
‘Me Lukën drejt Diellit’; shkruan Xhemu përbri një postimi ku duket në makinë me një arush gjigand në sediljen e parme.