Ishte përfolur prej muajsh, por me sa duket u desh ta “gozhdonin” tek “Shiko kush Luan” që Ardian Bujupi ta pranonte lidhjen me modelen indiane, Sabrine Khan.
Edhe pse ai vetë, në këmbim të disa pikëve për skuadrën e vet zbuloi vetëm emrin e vajzës që I ka rrëmbyer zemrën, Sabrina, mediat rozë e bënë lidhjen për pjesën tjetër.
Sakaq, i vendosur përballë lojës ‘Paintball’, Bujupi pohoi se Kidës nuk do i refuzonte një bashkëpunim, pa e fshehur vlerësimin për të. Ndërsa shtoi se nuk do të dëgjonte kurrë këngët e Samanta Karavellës.



















