KreuCelebrity

Rregulli në familjen mbretërore të Jordanisë: fëmijët nuk marrin asnjë shërbim nga shërbyeset; duhet t’i bëjnë vetë!

Në atë familje jetojnë mbretër dhe princër, por e zonja e shtëpisë mbretëreshë Rania e Jordanisë ka vënë rregulla strikte kur bëhet fjalë për fëmijët.

Ata nuk duhet të ndihen aspak të privilegjuar që kanë lindur në një familje mbretërore, ndaj për princat dhe princeshat e shtëpisë jetesa në familje është njësoj si e moshatarëve të tyre.

 

Në një intervistë të dhënë për Ophrah Winfrey. Mbretëresha e Jordanisë, Rania kur u pyet nga moderatorja, se si i ka rritut dhe edukuar ajo fëmijët e saj si princër dhe princesha; përgjitha e Ranias habiti jo pak publikun.

– Shërbëtorëve u ndalohet të hyjnë në dhomat e fëmijëve të mi, t’i rregullojnë ato ose të lajnë enët e tyre,

– Është e ndaluar të kërkosh nga shërbëtorët një gotë ujë ose lëng,

– Ata  duhet të shërbehen vetë,

– Ata rregullojnë dhomat dhe lodrat e tyre, lajnë enët dhe i shërbejnë vetes së tyre,

– Lojërat ose dhuratat janë gjithashtu të ndaluara, përveç në Bajramet dhe ditëlindjet e tyre,

– U është bërë me dije se suksesi i tyre në shkollë dhe studime është vetëm për të mirën e tyre,

– Është fatkeqësi që një djalë të rritet në shtëpi i varur nga gruaja, nëna ose motrat!

Këshilla ime për ju: Mos bëni diçka për fëmijën tuaj që ai është në gjendje ta bëjë vetë, sepse me këtë ju i mësoni atij varësi në vend të mbështetjes në vetvete, dhe me këtë e bëni fëmijën të varur nga tjerët. Mos nxirrni në shoqëri njerëz që varen nga nëna, gruaja, motra. Puna dhe vetë-shërbimi në shtëpi nuk është handikep, handikep është varësia nga tjerët për gjërat që mund t’i kryeni vetë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF