KreuCelebrity

E tmerruar nga Covid: Modelja shqiptare e ka bërë testin 30 herë!!!

E gjithë bota është e frikësuar nga Covid 19. Shumë mjekë e quajnë këtë virus “të pabesë”, pasi ka ndodhur shpesh që pacientët të përkeqësohen papritur edhe atëherë kur gjendja e tyre dukej e qetë dhe e stabilizuar. Ajo që e bën më shqetësues është fakti që nuk dihet sesi mund të reagojë në organizmin e gjithsecilit, pasi nuk ka goditur vetëm moshat e mëdha, edhe pse ato vazhdojnë të mbeten më të rrezikuarat. Për këtë arsye, modelja shqiptare Vildane Zeneli ndihet e frikësuar dhe e ka kryer testin e “Covid-19” 30 herë deri tani.

“Më quani të çmendur, por ky është testi im i 30-të. Po jam e “fiksuar” pas shëndetit. Kushdo që ka qenë pranë meje është mirë”, ka shkruar ajo në postimin e saj në ‘Instastory’.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF