KreuCelebrity

“Dhurata” e te dashurit i merr jetën 18 vjecares!!

Duhet të ishte një ditë shumë e bukur për të; Maria Chiara Previtali sapo kishte mbushur 18 vjec. Por adoleshentja italiane pati një fund tragjik pikërisht pas festës së këtij përvjetor të rëndësishëm.

Vajza ndërroi jetë për shkak të një mbidoze heroine, dhuratë për ditëlindje nga i dashuri i saj Francesco Gunucci.

Ky i fundit i tha policisë së Maria ia kishte kërkuar vetë; ishte hera e parë që e provonte. Me Franceskos ishin bashkë prej vetëm tre muajsh. 21 vjecari rrëfeu se pas festës, vajza kishte shkuar në shtëpinë e tij për të fjetur. “ U zgjova dy herë natën, një herë në orën 3 dhe një herë në 6 e 30. Ajo dukej e qetë, flinte. Pastaj kur u cova në 10 e 30 ishte bërë e bardhë dhe e ftohtë akull. E ngrita e u përpoqa t`i bëja masazh kardiak. E cova në banjo e tentova t`i jap ujë me kripë, por asgjë, nuk reagonte. Pas gjysëm ore, thirra ambulancën”, ka rrëfyer ai. Tanni do të hetohet vec të tjerash, edhe për faktin që nuk e lajmëroi urgjencën menjëherë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF