KreuCelebrity

Nuk pyet se ai “eshte i martuar”; plas skandali i radhes ne Hollivud!

Aktorët Lili James dhe Domenic West ndodhen në mes të një skandali.

Çifti u fotografua tek puthej në publik, ndërkohë që aktori është i martuar.  Sipas thashethemeve të fundit, bashkëshortja e Domenic-ut, Catherine FitzGerald mbeti e shokuar kur pa fotografitë e publikuara, madje pohoi që ajo dhe Domenic ata janë një çift shumë i lidhur me njëri-tjetrin.

Të panumërta komentet në rrjet. Nuk kanë munguar as reagimet nga populli i Twitterit, të cilët e kanë krahasuar këtë tradhëti bashkëshortore me një tjetër tradhëti, atë të Kristen Stewart me Robert Pattinson. Ndërsa ishin të martuar, aktorja u fotografua me regjizorin Rupert Sanders, duke u puthur, gjatë xhirimeve të filmit Borëbardha dhe Gjahtari. Stewart u detyrua më pas të bënte një deklaratë, pas publikimit të fotove, ku i kërkonte ndjesë publike, partnerin te saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF