Sic rrëfeu në bashkëbisedimin me ndjekësit, Afërdita Dreshaj tashmë është në muajin e pestë të shtatzanisë dhe ndien se mund të komunikojë lirshëm për të. Ajo dhe i shoqi, Jakub Kindl janë në qiellin e shtatë nga ky lajm e mezi presin të marrin në krahë djalin e tyre. Modelja dhe këngëtarja shqiptare tregoi ne detaje edhe momentin kur bashkëshorti mori vesh lajmin.
Edhe pse sipas saj, ardhja e një fëmije ishte e planifikuar për ciftin, Jakub sërish nuk po e besonte dot. “Ai nuk mund ta besonte! Unë po bërtisja dhe i tregova testin, por ai tha: Nuk të besoj”, derisa doktori tha PO” – ka shkruar ajo.



















