E shoqëron me një mesazh fare të shkurtër e të thjeshtë: “Puth”! Po aq e thjeshtë sa c`mund të jetë që dikush të të rrëmbejë zemrën. Videoja që Vlashent Sata publikoi në profilin e tij në Instagram është realizuar në mënyrë të tillë që figura të mos duket e plotë; e tillë duket vetëm puthja.
Por mendja menjëherë shkoi tek Dojna Mema. Moderatorja para pak kohësh pranoi se është në një lidhje dhe se me partnerin e saj, po udhëtonin në destinacione të ndryshme të vendit. Dhe ishin pikërisht fotot që e tradhëtuan atë dhe Vlashentin, pasi aty dukej qartë që të dy ndodheshin në të njëjtat destinacione bashkë, edhe pse dyshja nuk ka konfirmuar gjë.



















