Sot, do të festonte ditëlindjen. Por Kelly Preston nuk arriti t`i shuante 58 qirinj në tortën e saj. Aktorja e njohur, e cila ishte bashkëshortja e yllit hollivudian John Travolta, ndërroi jetën korrikun e këtij viti nga kanceri i gjirit, me të cilin ishte diagnostikuar vetëm dy vjet më parë.
Travolta i bëri një dedikim mjaft të ndjerë në atë që duhet të ishte dita e vecantë e saj. “Urime ditëlindjen zemër. Gjeta këtë foto të dasmës së nënës dhe babait tim. Ishte bukur të shihje tonën në krah të tyre. Me gjithë dashurinë time për ty, John!”- ka shkruar ai.
Të dy ata ishin së bashku për 28 vjet dhe patën tre fëmijë.
Por djali i madh Jett, I cili vuante nga epilepsia, ndërroi jetë në moshën 16 vjecare janarin e vitit 2019 në shtëpinë e tyre të pushimit në Bahamas. Vdekjen e tij, cifti e vuajti tmerrësisht shumë.



















