KreuCelebrity

Në ditëlindjen e saj, Ermal Meta na njeh për herë të parë me partneren!

Ermal Meta artisti shqiptar që prej vitesh jeton në Itali, aty ku edhe u bë i njohur si një prej këngëtarët më të mirë italianë, sa i përket jetës private nuk ka pëlqyer të jetë shumë i hapur publikisht duke preferuar që jetën private ta mbajë në kuptimin e plotë të fjalës të tillë.

Ndonëse Meta e ka nisur karrierën muzikore që prej vitit 2006 për çështjet e zemrës së djaloshit simpatik nuk kemi ditur asgjë…të paktën deri sot.

U desh ditëlindja e 30-të e partneres së Ermalit që publiku të njihet me vajzën që i ka vjedhur zemrën muzikantit të talentuar e që me siguri do të jetë shpesh edhe muza e tij.

“Ke lindur 30 vite më parë, në këtë datë. Duhet të ketë patur shumë diell atë ditë”; shkruan këngëtari shqiptar përbri fotos së shkrepur në një moment përkëdheljesh me të dashurën e tij.

Edhe pse vetë Ermali nuk zbuloi detaje rreth identitetit të parnteres, nga komentet nën foto mësuam se vajza quhet Chiara dhe punon si menaxhere sportive.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF