Humbja e të vëllait, Ergit, e tronditi rrënjësisht jetën e Barbana Dinit e të familjes së saj. Largimi i tij nga jeta pas një aksidenti fatkeq me motor, ka lënë një boshllëk që nuk mbushet.
Përmes intervistave, dhe postimeve të ndryshme, Barbana e ka dëshmuar qartë lidhjen e ngushte që kishte me të.
Sot këngëtari I talentuar, që konsiderohej si një ndër më premtuesit mes artistëve të rinj, do të kishte mbushur 26 vjec.
E motra i bëri një dedikim të ndjerë. të. “Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë… Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar ajo.



















