KreuCelebrity

Studimi amerikan: Të lindurit në muajin tetor, jetojnë më gjatë

Personat e lindur në tetor kanë shanse më të mëdha për të jetuar më shumë. Studiuesit e Universitetit të Çikagos i kanë krahasuar të dhënat e njëqindvjeçarëve të lindur në tetor, në periudhën midis viteve 1880 dhe 1895 me të dhënat e vëllezërve dhe motrave të tyre, si edhe të çifteve të martuar, thotë TCH.

Përmes verifikimeve, u vu re se personat e lindur në shtator dhe nëntor gjithashtu jetojnë më gjatë se mesatarja. Por si shpjegohet kjo? Sipas një teorie, bebet e lindura në tetor janë më pak të ekspozuara ndaj sëmundjeve, sepse në tetor nuk ka temperatura ekstremisht të ulëta apo ekstremisht të larta, ndryshe nga fëmijët e lindur gjatë verës dhe dimrit.

Mendohet edhe se lindja gjatë vjeshtës mbron nga sëmundjet sezonale, e kjo mund të ndikojë mbase në jetëgjatësi. Megjithatë, hulumtuesit nuk janë krejtësisht të sigurt.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF