Dy ditë më parë Marina Vjollca dhe bashkëshorti reperi Getoar fluturuan drejt Milanos, nga ku kanë postuar herë pas here foto e video nga qëndrimi i tyre.
Duket se ky udhëtim nuk paska qenë një arratisje e ëmbël siç çifti bëjnë shpesh për të thyer monotoninë, por kësaj here fluturimi është marrë për një tjetër arsye.
Që nga fillimet e karrierës së saj, moderatorja Marina Vjollca në daljet e saj në ekran (dhe jo vetëm) ka qenë vazhdimisht besnike ndaj markës italiane Elisabetta Franchi, e duket se sot kjo ‘besnikëri’ ju shpërblye biondes së bukur të ekranit shqiptar.
Stilistja e famshme italiane ka zgjedhur Marinën si përfaqësuesja zyrtare e markës së saj në Shqipëri dhe Kosovë, ndaj duke nisur nga ky moment moderatorja e ‘Klanifornia’ është ‘Brand Ambassador’ e firmës Elisabetta Franchi.
“Jam ekstremisht e nderuar dhe shumë e lumtur të përfaqësoj Elisabetta Franchi në Kosovë dhe Shqipëri”; shkruan Marina na instagramin e saj teksa ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj.



















