KreuCelebrity

Shuma e “cmendur” që pagoi Victoria Beckham për t`i prerë flokët të bijës 9 vjece!

Edhe pse Harper është vetëm 9 vjec, Victoria Beckham e ka cuar në një salon luksoz bukurie në Londër për një prerje flokësh, të cilën e tregoi më pas me krenari në Instagram. Në sallonin e quajtur Hershesons, një prerje zgjat 60 minuta dhe kushton më e pakta  fare 360 paundë.

Edhe pse flokët e Harperit duket sikur nuk kanë asgjë më shumë përvec një prerjeje të thjeshtë të drejtë, të ëmës i duken mjaft bukur, dhe vajzës vetë gjithashtu, kështu që kjo është e rëndësishme në fund të fundit! Lajmi vjen mes raporteve se Victoria i ka dhënë këshilla mikes së saj Meghan Markle, sesi t’i përballonte kritikat, duke i treguar se më e mira, është të tregojë në publik anën e saj të vërtetë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF