Në moshën 62 vjecare, Sharon Stone është lodhur nga meshkujt, Aktorja e famshme hollivudiane thotë se I ka dhënë fund takimeve, dhe kërkon tani të përqëndrohet më shumë tek familja dhe miqtë.
Duke folur në “The Drew Barrymore Show”, Sharon e divorcuar dy herë, tha se ishte përballur me takime “të pasinqerta” dhe nuk ia vlente të humbiste kohën e saj.“I kam dhënë fund takimeve. Nuk kam dal më në takime,”– tha ajo.
Aktorja vitin e kaluat tentoi të gjente dashurinë përmes aplikacionit të takimeve Bumble, por ia mbyllën adresën pasi disa përdorues e kishin raportuar, të bindur se ishte i rremë dhe dikush tjetër po përdorte emrin e saj.



















