Meghan Markle është shfaqur në foton e re zyrtare me princin Harry me një orë Cartier 17.800 paundë që i përkiste dikur princeshës Diana, dhe të njëjtin kostum nga Alexander McQueen që veshi në eventin e parë si pjesëtare e familjes mbretërore. Fotoja e re e Dukës dhe Dukeshës së Sussex u publikua në mënyrë që të koincidonte me edicionin special që cifti do të drejtojë të TIME100 Talks mbi eksperiencat dixhitale.
Dyshja mban veshje që shkojnë me njëra-tjetrën, ndërsa Meghani ka në dorë dhe një byzylyk gjithashtu dhuratë nga i shoqi, por që i përkiste Dianës.
Ish aktores amerikane i janë dhuruar shumë bizhu nga koleksioni i nënës së ndjerë të bashkëshortit të saj.



















