Në kohën kur të gjithë flasin për problemet e saj me ligjin, Fjolla Morina befasoi me postimin e fundit në Instagram. Këngëtarja tregoi aty se ka marrë një propozim për martesë, dhe përgjigjen e ka dhënë tashmë. “Unë thashë po”, ka shkruar ajo në krah të fotos qe tregon unazën elegante dhe një tufë të mrekullueshme me trëndafilë.
Edhe pse Fjolla nuk e zbuloi identitetin e partnerit, këto kohë është përfolur shumë për lidhje me biznesmenin Fisnik Syla i cili ishte me të dhe në momentin e arrestimit për armëmbajtje pa leje.



















