E konsideron gjënë më të mirë që ka bërë në jetën e saj. Sia rrëfeu për Vogue Australia se dy djemtë I adopoti pasi e pa njërin prej tyre në një dokumentar.
E mbiquajrura “këngëtarja pa fytyrë”, për shkak se për një kohë të gjatë e mbajti publikun me frymën pezull duke mos I treguar se kush ishte në të vërtetë, Sia tashmë nuk ka frikë të shfaqet ashtu sic është.
“Jam e fiksuar pas reality show-ve dhe dokumentareve. Në një të tillë e pashë dhe tim bir. Mendova: O Zot i madh, si ai, nuk ka asnjeri në këtë jetë? Është krejt I vetëm? Do ta gjej dhe do të bëhem nëna e tij. Dhe ashtu bëra”, është shprehur ajo dukë shtuar se roli e nënës, e ka plotësuar aq shumë sa kërkon tani të adoptojë edhe fëmijë të tjerë.



















