Adrola Dushi preferon të mos flasë shumë për jetën private. Por modelja e njohur nuk i shpëtoi dot pyetjes nëse është single apo jo në “After Party-n” e “Shiko kush luan”. Adrola sërish nuk dha një përgjigje direkte, por kur u pyet nëse do të donte një lidhje të re apo biznes të ri, gishtin e vuri tek ky i fundit.
Ndërsa pyetjes nëse do preferonte një lidhje të fshehtë, apo ta dinë të gjithë, modelja iu përgjigj: “Ta dijë gjithë bota, po të jetë e duhura. Ta dinë të gjithë, ta marrin vesh të gjithë”. Pra, me sa duket, dicka të tillë ende nuk ka!



















