Fjoralba Ponari është kthyer në një moderatore mjaft të dashur për publikun shqiptar. Brenda një kohe të shkurtër që kur konkuroi tek “The Voice of Albania”, ajo ka arritur të drejtojë një sërë programesh të rëndësishme në Top Channel.
Ndaj dhe ishte normale kureshtja e ndjekësve në bashkëbisedimin që zhvilluan me të online, ku e pyetën mbi planet e sivjetshme. Fjoralba rrëfeu se këtë vit e kishte dashur shumë një emision të vetin, por nuk ia ka dalë ta realizojë këtë dëshirë. “Kshu sikur kishim ca plane për këtë sezon po s’na eci”– ka shkruar ajo.



















