Rezart Veleshnja ka reaguar pas lajmeve se shkak i largimit të tij nga “Shiko kush luan është bërë një sherr me Luanën. Aktori i humorit i hodhi poshtë këto zëra, të pavërteta sipas tij. “O ti çun që mashtron duke bërë lajmë fake dhe merr 40 mijë lekë në muaj. Njerëz palace, s’ka asnjë sherr përveç faktit që kam qenë i zënë. Boll mashtruat,”- ka shkruar ai në rrjetet sociale, ndërkohë në një tjetër foto, ka publikuar veten e tij me maskën ‘Shiko kush luan’, si për të treguar se nuk ka asgjë që nuk shkon mes tij dhe Luanës!
