25 vjetori i këngëtares Enca Haxhia nuk kaloi aspak pa u vënë re. Këngëtarja mblodhi miq e kolegë mbrëmjen e së dielës dhe organazioi një festë krejtësisht të personalizuar.
Ndryshe nga çdo ditëlidje që kishim parë, në festën e Encës kodi i veshjes ishin pishamet, dhe me siguri të ftuarit nuk kanë asnjëherë më komodë dhe të kënaqur duke qenë se nuk iu është dashur aspak të impenjohen të paktën për veshjen.
Nga ana tjetër vetë vajza e ditëlindjes, në pjesën e parë të festës u shfaq me nje fustan mëndafshi dhe një rrobedeshambër në ngjyrë vjollcë, ndërsa pjesën tjetër zgjodhi pizhamet e rehatshme.
Në ditëlindjen e Encës nuk munguan as disa prej miqve të famshëm siç janë Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Amarda, Ardit Çuni etj.
Një mbrëmje aspak e zakonshme me detaje të personalizuara në dekorin e ditëlindjes, 25 vjetori i Encës me siguri do të mbetet gjatë në memorien e saj.



















