KreuCelebrity

Pritja mori fund; Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj bëhen prindër; lindi Dielli!

Mëngjesi i së hënës pikërisht më 19 tetor do të mbetet përjetësisht datë e shënuar në jetën e moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj, pasi pak çaste më parë ka ardhur në jetë djali i çiftit.

Ka qenë Eduarti, i cili tashmë në statusin e bababit ai që ka dhënë lajmin e bukur se djali erdhi në jetë.

“Lindi Dielli”; shkruan Grishaj përbri fotos ku duket tejet i emocionuar teksa mban në dorë të porsalindurin ne takimin e tyre të parë duke na njohur kështu edhe me emrin unik shqiptar që prindërit kanë zgjedhur për të voglin.

I urojmë mirëseardhjen Diellit të mami Arbanës dhe babi Eduartit!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF