Bashkëpunimi i Luana Vjollcës me këngëtarin spanjoll, Jay Santos u kthye në në një hit të verës. Dy nga veshjet që ajo mbante aty ishin krijime të njërit prej stilistëve më të famshëm të botës, Philipp Plein, I cili vetëm disa ditë pas lancimit, e ripostoi këngën në Instatory.
Por Luanën duket ka vazhduar ta ketë në vëmendje, sepse së fundi ka komentuar në fotot e saj të “Shiko kush LUAN” ku shfaqet me fustanin e kuq të dizenjuar prej tij. Komenti është një “emoji” në formën e kurorës së një mbretëreshe, dhe nuk është mjaftuar me kaq, por edhe ka ripostuar sërish një video të Luanës në Instastoryn e tij, teksa kjo e fundit pozonte me veshjen e tij.



















