KreuCelebrity

Brenda 27 vjetorit me 27 të ftuar të Lori Hoxhës!

Ndoshta për shkak të pandemisë, ndoshta një zgjedhje e lezetshme për të përkuar numri i të ftuarve me numrin e ditëlindjes, por këtë herë në festën e saj të lindjes Lori Hoxha kishte vetëm 27 ftuar, aq edhe sa vjeç mbushte.


“E mbylla ditën me një darkë të këndshme, me 27 personat më të ngushtë dhe më të dashur”; shkroi Lori përbi një postimi pak orë më parë.


Ndërsa vetë vajza e ditëlindjes nuk ndau shumë detaje nga festa dhe të ftuarit, nga instagrami i Armina Mevlanit patëm mundësi të shihnim disa pamje brenda festës.


Po ashtu edhe e motra Sara Hoxha zbuloi pak nga festa, dhe shumë nga paraqitja e saj, ku dukej në forma perfekte fizike, ndonëse tashmë është mami i dy djemve.


Sakaq Lori ka premtuar se më shumë foto nga ditëlindja do të postojë në ditët në vijim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF