Ndarja e tyre i trishtoi shumë fansat të cilët kanë vazhduar të shpresojnë se Nora Istrefi dhe Robert Berisha do të rikthehen bashkë. Kjo, për momentin të paktën nuk duket se ka shumë gjasa të ndodhë, megjithate marrëdhënia mes tyre vazhdon të mbetet për t`u pasur zili.
Dyshja takohet shpesh për hir të vajzës, Renee, por nuk e kursejnë as mbështetjen për njëri-tjetrin, duke përfshirë këtu planin profesional.
Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, dhe të njëjtën gjë bëri ajo sot, duke shpërndarë në profiling e saj në Instagram një emision të ri të ish partnerit, të titulluar “Robi plaket kur don vet”, i cili do të nisë të djelën në 25 tetor, në orën 23:15 në “Klan Kosova”.



















