KreuCelebrity

Po testohej për vaksinën anti-Covid, vdes vullnetari 28 vjecar në Brazil!

Po testohej për vaksinën anti-Covid, vdes vullnetari 28 vjecar në

Në Brazil, njëri prej vullnetarëve pjesëmarrës në testet klinike të vaksinës kundër Covid 19 së krijuar nga kompania Astra Zeneca dhe Universiteti I Oksfordit ka ndërruar jetë. Lajmin e percollen autoritetet braziljane të shëndetësisë, të cilat nuk dhanë shumë detaje mbi ngjarjen e rëndë, por thanë vetëm se testimet do të vazhdojnë, pasi sipas tyre nuk ka arsye për shqetësime mbi sigurinë e vaksinës.

Mediat braziljane pretendojnë se viktima është një doctor 28 vjecar I cili vdiq nga komplikime të Covid 19. Ato thonë se mjeku ishte punuar me pacientë të infektuar.

Por këtë zyrtarët vendas të shëndetësisë nuk e kan konfirmuar publikisht.Faza e tretë e testimeve të AstraZenecës u ndërpre përkohësisht në fillim të shtatorit pasi njëri prej pjesëmarrësve ne studim në Mbretërinë e Bashkuar, shfaqi probleme në shtyllën kurrizore.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF