KreuCelebrity

Surpriza që i zbukuroi Bora Zemanit ditën e lodhshme në punë!

Në këtë sezon të ri, Bora Zemani mori drejtimin e edicionit të dytë të “Përputhen” të transmetuar nga e hëna në të premte në “Top Channel”. Ngarkesa, padyshim, është e madhe. Moderatores i duhet të kalojë shumë kohë në punë dhe lodhje ka mjaft.

Megjithatë, surpriza që ka marrë së fundi tregon se sa shpejt mund ta rigjejë energjinë kur kthehet në shtëpi. I biri, Arbor i kishte lënë një letër ku shkruante: “Mami të dua shumë”.

“Pas një dite të lodhshme, vjen në shtëpi e gjen këtë. A ka lumturi më të madhe?”, ka shkruar në postimin e fundit Bora, që ka një lidhje shumë të vecantë me djalin e saj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF