Fifi vazhdon të befasojë me humbjen e saj në peshë. Ndryshimi i këngëtares është vërtet drastik: nga një vajzë që na është shfaqur përherë e mbushur, aq sa publiku ashtu dhe e identifikonte figurën e saj, tani ajo ka një pamje krejt tjetër.
Dhe nëse menduat se humbja e kilogramëve po stopon, e kishit gabim. Fifi ka mbërritur në masën S.
“Shiheni belin, shiheni! Masa S, nanusha”, thotë ajo në një postim në rrjetet sociale. Këngëtarja thoshte më parë se ishte në paqe me trupin e vet, ndaj dhe ka tërhequr kritika të njerëzve që ia kujtojnë këtë gjë, dhe ndërkohë tani sipas tyre, po rend si gjithë të tjerat drejt dobësimit. Fifi ka treguar se gjithmonë do ta dojë veten sido që të jetë.



















