Teksa së shpejti pritet të publikohet autobiografia e aktorit të famshëm të Hollyëood Mathew Mcconaughey duam t’ju tregojmë disa sekrete rreth yllit të kinematografisë amerikane. Në libër aktori ka vendosur të tregojë për veten e tij, por mbi të gjitha për të demonstruar se si jeta e tij, sukseset e tij, qetësia për të cilën ai njihet si një nga njerëzit më “të qetë” në Hollywood janë rezultat i një udhëtimi të gjatë dhe pune e veshtire.
Këtu janë 5 gjërat për të ditur, të treguara nga vetë Matthew Mcconaughey: pa thashetheme, vetëm kujtime personale1
Matthew Mçonaughey është gjithashtu një poet
Jo vetëm aktor, por edhe poet; një kombinim perfekt që ndoshta edhe shpjegon shkëlqimin e tij në ekranin e madh. Dhe këtë e ka demostruar me shkrimin e librit, për të cilin nëse nuk ke aftësi prej poeti është e vështirë të realizohet.
Marrëdhënia komplekse e Mathew Mcconaughey me prindërit të tij
Mathew Mcconaughey i krijoi vetë shancet e tij
Rruga për t’u bërë Mçonaughey që bota njeh sot, nuk ka qenë aspak e lehtë. Përkundrazi! Në libër aktori tregon se si, për të marrë pjesën në filmin ‘Life is a dream’ , ai fjalë për fjalë ndoqi regjisorin e filmi në një lokal në Austin dhe më pas u përpoq ta kthente atë intervistë miqësore në një audicion të vërtetë. Të njëjtën gjë, shumë më koreografike, ai më pas bëri për të bindur Joel Schumacher t’i jepte një rol në ‘Time to kill’.
Mathew Mcconaughey është një zotëri i vërtetë
Ndonjëherë biografitë thonë më shumë kur heshtin. Ky është rasti i Greenlight (titulli i autobigrafisë) në të cilin Mcconaughey, ndërsa pranoi se kishte pasur një jetë dashurie shumë të stuhishme i ri, nuk raporton ndonjë histori me koleget e tij. “Disa rrëfime aspak të sjellshme,” tha ai. “Kjo është arsyeja pse ka dyer në dhomën e gjumit, apo jo?” Mësim i vërtetë për t’u mbajtur mend.
Mathew Mçonaughey ka vizione mistike
Greenlights është mbi të gjitha një zhytje në botën shpirtërore të aktorit të ‘Dallas Buyers Club’. Në faqet e librit, flitet për dy vizione mistike të aktorit. Në njërën ai ëndërron të notonte në lumin Amazon rrethuar nga bimësia ndërsa disa vendas qëndronin të rreshtuar në breg. Këto vizione, të përcaktuara nga Mçonaughey si mesazhe nga pa ndjenja e tij, më pas e çuan atë të nisë një udhëtim në Peru.



















