Duhet të dëgjoni djalin e Vesa Lumës dhe Big Bastës duke kënduar rrep!
Është vetëm katër vjeç e gjysmë por djali i Vesa Lumës dhe Big Bastës duket se ka trashëguar krejtësisht genet artistike të prindërve të famshëm.
Një video e publikuar nga Vesa pak minuta më parë e dëshmoi më së miri këtë fakt. Si një artist i vërtetë dhe krejt i lirshëm, vogëlushi Lian rrepon një këngë në anglisht.
‘Freestyle’ që realizoi i vogli me siguri e ka bërë shumë krenar babi Gerin, pasi nuk do të ishte aspak çudi nëse djali i artistvëe të njohur të bëhet një reper shumë i suksesshëm.
Familja e vogël është shpërngulur prej disa vitesh në Australi ku kanë zgjedhur të jetojnë dhe të zhvillojnë karrierën e tyre artistike.