KreuCelebrity

Vjeshta elektrizuese e Irina Shayk; një outfit që duhet kopjuar!

Një ngjyrë e theksuar neoni nuk është futet tek nuancat lehtësisht të kombinueshme apo zgjedhja e parë për pjesën më të madhe të njerzve, aq më tepër në stinën e vjeshtës; vetëm nëse je Irina Shayk.

Domosdo një supermodele që është frymëzim për stilistët më të mirë në botë, e ka fare të lehtë të duket bukur e veshur me një veshje saten neon në mes në Neë Yorkut, në mes të vjeshtës kur temperaturat në ‘Mollën e Madhe’ kanë nisur të ulen ndjeshëm.

Ndërsa po merrte vajzën e saj tre vjeçare nga kopshti në New York City , Shayk është fotografuar e veshur me një kostum mëndafshi të verdhë neoni të ndezur,  kanotjera dhe fund midi nga marka Cami NYC.

Moti në NYC  është bërë paksa i ftohtë, kështu që supermodelja e plotësoi veshjen tërheqëse me një xhaketë të gjerë me një brez të vetëm.

Një veshje në dukje aspak vjeshtore, por që Irina ka ditur ta sjellë bukur edhe këtë sezon.