Familja mbretërore shqiptare sapo ka mirëpritur pjesëtaren më të re mëngjesin e sotëm. Mësohet se Elia Zaharia dhe Princ Leka janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Geraldinë, në ndër të nënës së princ Lekës.
Sipas Abc News, Elia e ka sjellë në jetë vajzën në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.
Çifti mbretëror e mbajtën privat lajmin e shtatzënisë deri pak ditë më parë kur u publikuan disa foto të Elias me barkun e rrumbullakosur.
Ky është fëmija i parë për aktoren e njohur shqiptare dhe Princ Lekën të cilët kurorëzuan historinë e dashurisë nëpërmjet një ceremonie madhështore në tetor të 2016-ës ndërsa çifti janë njohur në vitin 2010.



















