Adele do të rikthehet shumë shpejt, një lajm ky që i ka cuar në delir fansat e saj. Këngëtarja e famshme e pohoi dhe vetë këtë fakt në një postim të fundit.
“3 ditë të mbetura”, ka shkruar Adele krah postimit të fundit në ‘Instagram’ ku shfaqet e veshur me xhinse dhe xhaketë xhins me flokët e kapur dhe maskën e vënë. Ndjekësit nxituan ta pyesin se kur do të dalë projekti I saj muzikor I radhës, megjithatë Adele preferoi të mos japë detaje, duek ia shtuar kështu kërshërinë dhe dëshirën për info të reja prej saj në vazhdim. Sakaq, këngëtarja, e cila ka humbur shumë kilogramë duke u shfqur në një formë mjaft të mirë fizike, tërhoqëi vëmendjen dhe me veshjen e saj. kokë e këmbë me xhinse të bollshme, Adele dukej shumë rehat me kombinimin e konsideruar si perfekt për këtë vjeshtë!



















