E ftuar në emisionin “Syri i keq”, Ronela Hajati duket se u prek vërtet prej tij, por vetem pak fare ama!
Këngëtarja rrëfeu gjatë intervistës se e ëma nuk i ka folur për 6 muaj, për shkak të performancës së saj në Kënga Magjike. Po ashtu e projektoi veten në kohë e tha se pas 10 vitesh e sheh veten me familje, drejtoreshë ose dhe avokate. “Mund ta shoh veten në gjithçka, por vetëm të kem shëndet në rradhë të parë”- ishte komenti i saj, Por ndërsa i jepte makinës dhe ishte në lidhje me moderatorin Kelvin Kadilli, Ronela u ndalua nga policia e shtetit. Gjithcka ndodhi live. Ajo dëgjohet duke thënë “A mund ta mbaroj këtë intervistën se jemi LIVE, do iki direkt” dhe Kelvi shprehet me shaka: bëji të fala nga “Syri i keq”.



















