Me pamjen e tij, Raoul Bova u kthye në një seks symbol të kinematografisë italiane. Aktori me sytë e shkruar ka bërë të ëndërrojnë kushedi sa femra, brenda Italisë e jashtë saj.
Me buzëqeshjen solare dhe trupin atletik, Bova, një ish-notar, konsiderohet në vendin fqinj si një prej figurave mashkullore më joshëse të ekranit.
Por pamja e tij së fundi, ia ka lëkundur ca pozitat nga ky piedestal. Aktori u shfaq në publik tejet i dobësuar; ai ka humbur shumë në peshë dhe duket larg imazhit të dikurshëm, edhe pse pretendon që ndihet mirë.
“Humba nënën dhe babanë në vetëm një vit e gjysmë me diferencë nga njëri-tjetri. Puna nuk po më shkonte shumë mirë, sepse isha e sëmurë: kisha thyer këmbën dhe trajtimi e qëndrimi në shtrat bënë të shtoja 20 kg. Derisa në një moment i thashë vetes ‘Mjaft’”, tha Bova në një intervistë të dhënë së fundi, ku shtoi se “stërvitet çdo ditë, bën not në 5 të mëngjesit dhe në 7 të mëngjesit është i lumtur dhe plot energji”.



















