KreuCelebrity

5 muajshe shtatzënë por barku i Afërditës vijon të mbetet i sheshtë!

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ish modelja është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël dhe herë pas here ndan momente gjatë ditëve të shtatzënisë.

Ndonëse Afërdita ka hyrë në tremestrin e dytë të shtatzënisë, në barkun e modeles vështirë se mund të gjesh ndonjë shenjë dhe rrumbullakosja ende nuk po duket.

Dreshaj nuk e ka ndërprerë aktivitin fizik edhe gjatë këtyre muajve dhe çdo ditë ajo ushtrohet në palestër.

Më herët dyshja zbuluan se janë në pritje të një djali.