Ndërsa pandemia ka lënë në hijë faktin që bota është në pragun e një krize urie, e cila mund të vrasë edhe më shumë njerëz se koronavirusi, sir Anthony Hopkins mësoi se një në katër fëmijë në Amerikë mund të provojë urinë deri në fund të vitit. Aktori më famë botërore e dinte se duhej të ecte përpara. Aktivizmi nuk është i pazakontë për Hopkins; filantropia për të është bërë kohët e fundit po aq e rëndësishme sa aktrimi.
Por në vend që t`I huazojë zërin një fushatë të Greenpeace, 82 vjecari vendosi të kalojë në veprime konkrete. Për të mbledhur para për No Kid Hungry, ai u bë nismëtar i prodhimit të një parfumi që mund të përdoret si nga meshkujt, ashtu edhe nga femrat.
“Ideja për këto aromë lindi sepse … ashtu ndodhi,” tha Hopkins duke qeshur nga studioja e tij në Los Angeles”. “Gjithmonë më kanë pëlqyer qirinjtë aromatik dhe aroma e luleve nga fëmijëria ime si Gardenia dhe lulja e portokallit. Ato patën mjaft efekt në jetën time të hershme, dhe më pas gjithë jetën time si aktor, kanë qenë një lloj mesazhi I nënvetedijes. Aroma për mua është një formë meditimi”, thotë ai.



















