Pothuajse 20 vjet pasi Ligjërisht Bjonde bëri buje në teatro, shpresa për një vazhdim të tretë të filmit të famshëm, vazhdojnë. Në 2018 u konfirmua se një xhirim tjetër, vazhdim i Ligjërisht Bjonde 2 të 2003, ishte në punim e sipër me disa prej yjeve origjinal të filmit. Megjithatë, pritja ka zgjatur më shumë se c’mendohej , duke tejkaluar edhe ditën e caktuar të lancimit të tij. Por më në fund dimë disa gjëra më konkrete në lidhje me vazhdimin e sagës së shumëpritur.
Do të vi me 20 Maj 2022
Data e mëparshme ishte 14 Shkurt 2020, por produksioni “doli nga shinat” për shkak të përhapjes së COVID.
Reese Witherspoon do të jetë ende aktorja kryesore, legjendare.
Ajo madje e konfirmoj këtë lajm me një bikini të inspiruar nga Elle Woods , në një postim në Instagram, shumë pak pasi thashethemet filluan.” Eshtë e vërtetë…#LigjërishtBjonde3,” shkruajti ajo në postimin e realizuar në pishinën e saj. Ajo gjithashtu do t’i bashkohet si producente Marc Platt , producentit i cili realizoi origjinalin e Ligjërisht Bjonde . Nuk kemi cfarë themi më shumë , thjesht mezi po presim.



















