Prej më shumë se 15 vitesh në ekranin e Top Channel, karriera e gazetarit Alban Dudushi do të vijojë në një tjetër dritare. Vizion Plus është ‘shtëpia’ e re e Dudushit, nga ku çdo të premte ai do të ketë programin e tij të quajtur ‘Spotlight’.
Ditën e sotme, në zyrën e gazetarit Dudushi ka mbërritur një buqetë e madhe me lule, nga tre ‘diejt’ e tij për t’i uruar suksese në rrugëtimin e ri.
“Një dhuratë për ‘Spotlight’ nga tre DIEJT e mi, Kroi, Joelle dhe Bieta. Ju dua pa fund dhe më ndriçoni çdo stinë të jetës time. Premiera e ‘spotlight’ sontë në Vizion Plus në orën 21: 00, nis kështu me këmbë të mbarë”; ka shkruar moderatori i njohur në një postim në Instagram ku duket me buqetën e luleve
Kjo është shkëputja e parë e Dudushit nga ekrani i Top Channel ndaj një motivim të tillë, me siguri e ka patur mëse të nevojshme.



















