Ka lënë mënjanë impenjimet qeverisëse, ka zhveshur kollaren dhe kostumin ‘e ftohtë’ të politikës dhe mbrëmjen e kaluar Edi Rama ka qenë vetëm bashkëshorti i Linda Ramës. Çifti kryeministror feston 10 vjetorin e martesës, kur një dekadë më parë në një prej restoranteve në periferi të Tiranës, çifti Rama bënë betimet për dashuri të përjetshme.
Si rrallëherë më parë kreu i qeverisë ka zgjedhur një foto intime të dyshes për të uruar përvjetorin e martesës, një shkrepje në të cilën Edi dhe Linda shfaqen duke u puthur në buzë, ndërsa në dorën e bashkëshortes së kryeministrit është një buqetë e madhe me lule.
“10 vjet” shkruan Rama përbri fotos shoqëruar me një emoji zemre.
Edi Rama dhe Linda Basha lidhën kurorë në tetor të 2010-ës ndërsa katër vite më vonë erdhi në jetë Zaho, djali i parë që dyshja kanë sëbashku, duke qenë se të dy kanë edhe nga një fëmijë nga martesat e mëparshme.



















