Si asnjëherë më parë, tek “Rudina” në Tv Klan mbërriti këtë radhë një propozim live për martesë. Të ftuar në emision ishin çifti i njohur i ekranit, gazetarja Fabiola Hoxha dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha.
Ata kishin tre vjet bashkë, por fjalët që priste, nuk Ii kishte dëgjuar ende nga partneri, i cili zgjodhi t`I bënte një surprizë mjaft të bukur. Pasi e mori në vallëzim, u ul në gjunjë me unazën në dorë. Fabiola nuk ngurroi të thoshte menjëherë “po”. Sic rrëfyen dhe vetë, bashkë ishin njohur gjatë protestave të PD-së në vitin 2015, kur Indriti ishte shoqëruar në polici së bashku me disa përfaqësues të tjerë të Partise Demokratike.



















