Këtë verë, aktori hollivudian Armie Hammer dhe gruaja e tij prej dhjetë vjetësh, Elizabeth Chambers, njoftuan se do të divorcoheshin. Çifti postoi deklarata identike në Instagram për fundin e martesës, ndërsa Chambers kërkoi kujdestarinë e fëmijëve.
Asokohe nuk u mësua arsyeja e kësaj ndarjeje, por tani ka dalë në dritë një detaj: Daily Mail raporton se Chambers ishte e motivuar të kërkonte divorcin pasi zbuloi “mesazhe pasionante” në telefonin e Hammerit vjeshtën e vitit 2019, që duket se ishin shkëmbyer mes tij dhe aktores më të cilin interpretuan bashkë në filmin `Rebecca` , Lily James.
James ishte e fejuara asokohe, por kjo nuk e kishte ndaluar të ngacmoihej hapur fare me Armie-n në sheshxhirim, sic e dëshmuan dhe shumë kolegë të tyre. Ndërkohë, Lily James ( tashmë e ndarë nga partneri i saj), është vendosur së fundi në qendër të një tjetër skandali: ajo është parë duke u puthur në publik me një tjetër actor të njohur, Dominic West, edhe ai i martuar.
Dhe me West janë njohur nga afër në një sheshxhirim, atë të filmit Pursuit of Love. Epo, vajza e paska në gjak këtë punë!



















