KreuCelebrity

Pas Alvin Berishës, katër fëmijë të tjerë kthehen nga kampi i tmerrshëm i Al Hol-it!

Drama e Alvin Berishës, vogëlushit shqiptar që kishte humbur të ëmën në kampin e tmerrshëm të Al Holit në Siri dhe kalvari i të atit për ta marrë mbrapsht, prekën zemrat e të gjithëve.

Sot, shqiptarët e përjetuan sërish emocionin e lirimit të tij. Katër vogëlushë të tjerë janë nxjerrë prej andej dhe nesër mbërrijnë në Tiranë, falë një operacioni të qeverisë shqiptare dhe me përfshirjen direkte të kryeministri Edi Rama.

“Deri në momentin e fundit kemi qenë me zemër të ngrirë, sepse ka pasur dy-tre momente të vështira për skuadrën që ka marrë pjesë në operacion. Por jam i kënaqur që nesër paradite do të kthehemi në Tiranë ”, tha Rama.

Shefi i ekzekutivit shpjegoi se Ai sqaroi se fëmijët nuk do të kthehen në shtëpi, por në një strukturë të ngritur për shqiptarët që rikthehen nga kampi sirian. “Kemi një strukturë që është organizuar për gjithë fëmijët, nën masa sigurie dhe me psikologë dhe mjekë për të bërë gjithë  analizat e nevojshme në çdo pikëpamje. Dalëngadalë do shohim si do zhvillohen gjërat”, shtoi ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF