U mësuam prej kaq kohësh ta shohim Eni Shehun me “Edicionin Veror”, një prej emisioneve më të këndshme te veres, drejtimit i të cilit i është besuar moderatorit prej shumë vitesh. Por vera mbaroi, dhe Eni nuk kisht ndërmend të qëndronte duarkryq. Ai ka gati projektin e vet te ri.
Këtë e tregoi përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ku publikoi dhe klipin e programit. “Heeeyyyy miqqq sidomos ju qe me njihni nga afer e dini entuziasmin dhe emocionet qe me shoqerojne para cdo projekti te ri. Po sinqerisht kam 10 min me tel ne dore e s’di nga t’ia filloj: “Nuk eshte Karantine” – me besoni, eshte nje serial televiziv krejtesisht dinamik dhe shume sfidues! Mezi po pres ta shihni dhe te frymezoheni nga aventurat, personazhet, historite dhe keshillat per nje jete aktive e sa me te shendetshme. Cdo fundjave do jemi bashke ne @abcneësal”, ka shkruar Eni. Ndërkohë në video ka dhe një surprizë: aty Eni shfaqet bashkë me Xhemi Shehun, të porsalarguar nga “Portokalli”. A do të jetë vallë dhe moderatorja e njohur pjesë e projektit të ri të Enit, apo thjesht po na ngacmojnë? Këtë duhet të presim që ta shohim!



















