Vitin e kaluar, filmi “Derë e Hapur”, me regji të Florens Papas, në rolet kryesore të të cilit interpretojnë Jonida Vokshi e Luli Bitri, u prezantua si premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Tani, Jonida vetë dha lajmin befasues. Ajo tha se “Derë e hapur” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93 të çmimeve ‘Oscars’.
“‘DERË E HAPUR’ do të prezantojë Shqipërinë në edicionin e 93-të të Oscars! E lumtur që jam pjesë e filmit! Na priftë e mbara grupi“- ka shkruar në postimin e saj.”Derë e hapur” tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal.
Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali dhe është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina



















