Këngëtari i njohut britanik Sam Smith ka shprehur dëshirën për t’u bërë prind, mirëpo për të ka qenë shumë e vështirë të gjejë një partner për të krijuar familje.
Artisti i cili së fundmi ka pranuar se është ‘binary’ është shprehur se ai ëndërron një familje me fëmijë dhe se ka shumë dëshirë që mosha 35 vjeç ta gjetë atë ‘mami’.
Personat ‘binary’ janë ata që nuk preferojnë të kategorizohen si mashkull apo femër pasi ata ndihen sikur nuk i përkasin asnjë gjinie.
“Unë dua fëmijë, dua të kem fëmijë. Dua të jem me fëmijët dhe t’i shikoj ata duke u rritur si edhe të jem me ta çdo ditë. Dua të jem mami. Patjetër që do bëhem në një moment, por tani kam disa gjëra për të rregulluar tek vetja. Ende kam ambicie. Dua t’i këndoj akoma njerëzve dhe ta bëj këtë punë. Është ndjenjë e mahnitshme. Do punoj shumë deri atëherë dhe shpresoj të gjej një të dashur, por nuk ka askund në Londër. E kam kërkuar në gjithë vendin. Sinqerisht, kam 3 vite që e kërkoj dhe është rraskapitëse”; është shprehur artisti rreth dëshirës për tu bërë prind.



















